Sulmuesi i Kombëtares së Francës, Kilian Mbape ka qetësuar tifozët francez, pasi pësoi një dëmtim gjatë stërvitjes së fundit të “gjelave”. Talenti 19-vjeçar kishte dëmtuar dhembrën, pas një ndërhyrje të mbrojtësit Adil Rami.
Mbape në ato momente ndjente shumë dhimbje, me ç’rast braktisi seancën stërvitore. E gjithë kjo bëri që të lindin dyshime nëse vërtetë talenti francez kishte pësuar ndonjë dëmtim serioz, mirëpo ai shumë shpejt doli me një deklaratë të tij, duke qetësuar që të gjithë.
“Jam mirë, ishte thjeshtë një goditje pa dashje. Nuk ka asnjë problem, megjithatë ju falemenderit për përkrahjen” – kishte shkruar Mbape në profilin e tij në “Twitter”.
Je vais bien, c’est juste un coup donc ce n’est pas grave mais merci pour vos messages 😜
PS: Et laissez mon ami @Rami13officiel c’était pas méchant 😘 pic.twitter.com/sygabBFXSd
— Kylian Mbappé (@KMbappe) June 12, 2018