Mavraj dhe Hamburgu qerojnë hesapet në tavolinë

Mërgim Mavraj është pranë largimit nga skuadra e Hamburgut, ku për të nuk ka më të ardhme pasi trajneri Kristian Titz ka bërë mëse të qartë që në edicionin e kaluar se nuk ka besim te ai.

Futbollisti ka filluar të kërkojë një sistemim të ri, por për të, për momentin nuk ka oferta konkrete të cilat të kanë mbërritur në adresë të klubit. Sipas mediave gjermane, Hamburgu kërkon të mos shpenzojë më për një lojtar të cilin nuk do ta mbajë gjithsesi në vitin e fundit të kontratës.

Ndaj pritet që shumë shpejt palët të ulen në tavolinën e bisedimeve për të negociuar prishjen me mirëkuptim të marrëveshjes që kanë edhe për një sezon, në mënyrë që Mavraj të jetë futbollist i lirë të shkojë në çdo ekip tjetër e Hamburgu të kursejë një vit të rrogës së tij.

Për lojtarin kanë shfaqur interes në të kaluarën klube nga Emiratet Arabe, ndërsa kampionati turk i jep atij mundësinë që të luajë të paktën edhe për 2-3 sezone në nivelet më të larta. (vipsport.al)

Leave a Reply