Sileksi ka vazhduar me intensitet të lartë përforcimin e skuadrës, teksa sot ka prezantuar edhe emrin e 5-të, të ri në rradhët e saj, njofton “infOSport.mk”.
Pas angazhimit të portierit, Spasoje Stefanoviç, mbrojtësve Stefan Kocev dhe Filip Milenkovski si dhe ish sulmuesit të FC Shkupit, Emanuel Mbella, skuadra nga Kratova ka sjellë në rradhët e veta edhe një ish sulmues të skuadrës nga Çairi, Dario Desniq.
Ky i fundit bëri një sezon të shkëlqyeshëm me fanellën e Skopjes, ndërsa pas largimit të Antonio Bujçevskit, bashkë edhe me Mbellan pritet të udhëheqin sulmin e Sileksit.
Desniq me skuadrën nga Kratova ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.