Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Bajram Jashanica, i cili luan me skuadrën e Skënderbeut rezultoi pozitiv në testin anti-doping pas ndeshjes kundër Jang Bojs në kuadër të Liga Europa.
Bajram Jashanica gjatë ditës së sotme është njohur me verdiktin përfundimtar të UEFA-s, teksa është vendosur që mbrojtësi i njohur do të jetë jashtë fushave të blerta deri në shkurt të vitit 2020.
Institucioni më i lartë i futbollit europian nuk është kursyer aspak për shtatlartin duke i dhënë dënimin më të rëndë, edhe pse mbrojtësi kosovar shpresonte në një dënim minimal.