Ylli shqiptarë i përfaqësueses së Zvicrës, Xherdan Shaqiri ka zgjuar interesim nga një prej top klubeve të futbollit evropian.
Sipas “Mirror”, është skuadra finaliste e Ligës së Kampionëve Europian, Liverpulli që gjatë kësaj vere do të tentojë ta transferojë mesfushorin e Stouk Sitit, Xherdan Shaqiri.
Me një transferim të këtillë me siguri që do të ishte i kënaqur edhe vetë Shaqiri, mirëpo kuptohet që një gjë e tillë do të mund të ndodhte vetëm pas Kampionatit Botëror, “Rusi 2018”, ku shpresojmë që Shaqiri të ketë një paraqitje të denjtë.