Prishtina mëson kundërshtarin në Liga Europa

Sot në Nion të Zvicrës u hodh shorti për ndeshjet paraeliminatore të Liga Europa, ku skuadra përfaqësuese e Kosovës në këtë kompeticion, FC Prishtina mësoi emrin e kundërshtarit të saj, njofton “infOSport.mk”.

Europa FC nga Gjibraltari do të jetë kundërshtari i skuadrës nga kryeqendra kosovare, për të cilët është kjo hera e dytë që do të luajnë në Liga Europa, pasi vitin e kaluar ata u mposhtën që në rundin e parë nga skuadra suedeze e Norçeping.

Ndeshja e parë  ndërmjet Europa FC dhe Prishtinës pritet të zhvillohet me 28 qershor kurse ajo kthyese pas një jave në Mitrovicë në stadiumin Olimpik “Adem Jashari”.

Leave a Reply