FC Shkupi gati të shpërthejë, brenda 10 ditëve priten 3 transferime!

Merkato e FC Shkupit gati të rindizet. Pas blerjeve të Muarem Muarem dhe Amir Bilali që ditë më parë, “bardhekaltërit” brenda 10 ditëve të ardhshme pritet të zyrtarizojnë blerjet e tre futbollistëve të rinj.

“infOSport.mk” mëson se skuadra nga Çairi është në kërkim të një portieri të ri, që do të mbulonte vendin e zbrazur pas largimit të Burhan Mustafës, pastaj të një mbrojtësi të djathtë që do ishte një zëvendësim adekuat për të larguarin Edis Maliqi, si dhe një sulmuesi krahu, që do të riste konkurrencën por edhe do të përshpejtonte fazën ofenzive të skuadrës së FC Shkupit.

“Bardhekaltërit” nga Çairi në fakt do të tentojnë të marrin portierin Igor Aleksovski të Vardarit,  mbrojtësin e krahit të djathtë të Flamurtarit të Vlorës, Goran Siljanovski, si dhe sulmuesin e krahut, brazilianin Serxhinjo që është në pronësi të Skënderbeut.

Leave a Reply