Sulmuesi i Bolonjas, Simone Verdi ka kaluar në rradhët e Napolit. Lajmi është konfirmuar nga të dyja klubet. Verdi me skuadrën “napolitane” ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare.
Napoli dëshironte Verdin që gjatë merkatos së dimrit, mirëpo sulmuesi italian mbajti fjalën për të ndihmuar Bolonjën deri në fund të sezonit. Falë 10 golave dhe 10 asistimeve të tij, Bolonja në fund i’a arriti qëllimit që të mbetet në “Serie A”.
Shuma që ka paguar Napoli për Verdin kap shifrën e 25 milion eurove. Ky është transferimi më i shtrenjtë në historinë e Bolonjës, ndërsa 20% e shumë do të shkoj në arkat e skuadrës së Milanit.
“Rossonerët” e kishin shitur Verdin te Bolonja për një shumë prej 1.5 milion euro.