Më në fund është arritur marrëveshja mes Entoni Xhoshuas dhe Deontaj Vilder. Ka qenë vetë boksieri amerikan që ka njoftuar një gjë të tillë përmes rrjeteve sociale. Lufta e parë mes këtyre dy super boksierëve do të zhvillohet në Britani të Madhe, teksa në marrëveshjen e arritur ekziston një klauzolë, sipas së cilës do të ketë edhe një revansh mes tyre, që do të zhvillohej në SHBA.
28-vjeçari Xhoshua gjatë karrierës së tij ka zhvilluar gjithsej 21 lufta, dhe që të gjitha i ka fitore (20 me nokaut). Ndërkohë në anën tjetër, 32-vjeçari Vilder ka të zhvilluar 40 meçe, që të gjitha të mbyllura me fitore, edhe atë 39 me nokaut dhe një më pikë nga gjyqtarët.
🚨BREAKING NEWS🚨 for all you @anthonyfjoshua fans… The $50M offer for him to fight me next in the US is still available. Today I even agreed to their offer to fight Joshua next in the UK. If he prefers the fight in the UK, the ball is in their court. It’s up to them to choose. pic.twitter.com/03PE8sk5x0
— Deontay Wilder (@BronzeBomber) June 11, 2018