Skuadra e Ferizajit, që sezonin e ri do të luaj në Superligë shumë shpejt mund të dalë nga kriza financiare. Kjo për faktin se legjenda e klubit anglez, Sheffield United, Brian Deane është duke shqyrtuar mundësinë që ta financojë klubin ferizajas, shkruan “Gazetasheshi.com”.
Madje, për këtë arsye, Deane është takuar me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliun për të shikuar të gjitha mundësitë.
Deane është i interesuar që të financojë në Kosovë dhe Ferizaj mund të jetë adresa e tij.
Ditët në vijim pritet të sqarojnë të ardhmen e klubit nëse Deane do të financojë Ferizajn apo jo.