Vëllazërimi ka pësuar disfatë në ndeshjen e javës së 24-të, pasi u mund në transfertën në Tetovë nga Teteksi, njofton “infOSport.mk”.
Edhe pse ishin pikërisht kërçovarët, ata të cilët të parët kaluan në epërsi, në fund nga Tetova u larguan duarzbraz, edhe atë për herë të parë nga muaji mars. Plotë 7 ndeshje Vëllazërimi nuk dinte për disfatë. Për herë të fundit që kishin pësuar disfatë ishte 12 marsi, kur në Kavadar ishin mundur nga Tikveshi me rezultatin 2:0.
Robert Mitev vetëm pas 3 minutave lojë kaloi në epërsi Vëllazërimin, skuadër kjo e cila më pas sikur nuk ishte e interesuar edhe për golin e dytë, gjë këtë të cilën e shfrytëzuan vendasit, duke shënuar dy gola në rrjetën e Valon Nezirit, i cili zëvendësoi portierin e parë Misolovski që në minutën e parë në këtë përballje.
Ndryshe golin e barazimit për Teteksin në këtë përballje e realizoi Filip Jovanovski në minutën e 28-të, ndërsa për fitoren e skuadrës tetovare u përkujdes Toni Brnjarçevski, me golin e realizuar në minutën e 63-të.
Edhe përkundër kësaj fitore Teteksi mbetet në pozitën e fundit me 21 pikë të tubuara, po aq sa ka edhe Vardar Negotino, në pozitën e 9-të, ndërkohë nga ndeshjet e sotme ka përfituar Tikveshi, që falë fitores ndaj Vardar Negotinës, tashmë renditet në pozitën e 8-të me 22 pikë të tubuara.
Në anën tjetër Vëllazërimi mbetet në pozitën e 6-të me 28 pikë të tubuara.
Javën që vjen skuadra e trajnerit Xhengiz Rexhepi në Kërçovë do të mirëpret Turnovën, ndërsa deri në mbyllje të kampionatit do të përballet edhe me EuroMilkun në transfertë dhe kundër Novacit, sërish në Kërçovë.