Zinedine Zidane u largua nga Real Madrid pas tre viteve shumë të frytshme në Ligën e Kampionëve, ku tre edicione me rradhë arriti që të sjellë trofeun e Ligës më prestigjioze europiane në vitrinat e klubit “mbretëror”.
Arseyeja e largimit ishte ndryshuar disa herë, por mediat spanjolle pohojnë se e vërteta e kësaj qëndron më ndryshe.
Zinedin Zidane kishte një përplasje më presidentin e klubit, Florentino Perez për shkak të merkatos.
Francezi dëshironte që të nënshkruante me belgun e Çelzit, Eden Hazard, ndërsa Perez ishte kundër një transferimi të tij në “Santiago Bernabeu”. Ndërkohë e kundërta po ndodhte me portierin De Gea, i cili pëlqehej nga Florentino Perez, mirëpo jo edhe nga Zinedin Zidan, që ishte kundër transferimit të tij te Reali.
Mirëpo këto nuk ishin mos marrëveshjet e vetme në relacion, Perez-Zidane, pasi sipas të përditshmes katalunase “Sport”, që të dy ishin “përleshur” edhe rreth çështjes Garet Bejll si dhe standardin e futbollistëve që silleshin nga ekipi B i Real Madridit.