Dortmundi mundi Hofenhajmin, i rrëmben pozitën e tretë (VIDEO)

Borusia e Dortmundit ka shënuar një fitore me shumë vlera në ndeshjen e javës së 32-të në Bundesligë, duke mundur Hofenhajmin me rezultatin 2:1, në një ndeshje direkte që mund të vendos për pozitën e tretë, që siguron kualifikimin e drejtpërdrejtë sezonin tjetër në Ligën e Kampionëve Evropian, njofton “infOSport.mk”.

Marko Reush vetëm pas 4 minutave lojë kaloi në epërsi Dortmundin, ndërsa momentet më interesante të ndeshjes ndodhën në 10 minutëshin e fundit kur edhe u shënuan dy gola, nga një në secilën anë.

Fillimisht Aubamejang shënoi në minutën e 82-të për rezultat 2:0, ndërkohë kroat Kramariç 4 minuta më pas nga pika e bardhë arriti që të shënojë golin e vetëm për skuadrën e Hofenhajmit, që në fund nga “Sinjal Iduna Park” doli dorëzbrazur.

Në minutën e 14-të  Aubamejang nuk realizoi një penalti për vendasit, që tashmë me 60 pikë renditen në pozitën e tretë, duke zbritur një pozitë më poshtë Hofenhajmin.

Bajerni i Munihut ka mundur minimalisht 1:0 Darmshtadin, që sezonin tjetër do të garojë në Bundesliga 2, ku me shumë gjasa do të luaj edhe Ingolshtad, që nk arriti të shfrytëzojë terenin vendas në përballjen e sotshme ndaj Bajer Leverkusenit, duke luajtur baraz 1:1.

Me po të njëjtin rezultat u mbyll edhe ndeshja midis Ausgsburgut dhe Borusia Menhengladbahut, derisa një fitore me shumë vlera mori Volfsburgu në transfertën ndaj Ajntraht Frankfurtit.

Bundesliga, Java 32

Bayern 1 – 0 Darmstadt
Dortmund 2 – 1 Hoffenheim
Frankfurt 0 – 2 Wolfsburg
Ingolstadt 1 – 1 Leverkusen
Monchengladbach 1 – 1 Augsburg
Hertha 18:30 RB Leipzig

Leave a Reply