Sileksi transferon futbollistin e Lirisë së Prizrenit

Sileksi vazhdon me transferimin e futbollistëve të rinj, ndërsa i fundit që i është bashkuar skuadrës nga Kratova, është mbrojtësi Stefan Kocev, i cili vjen nga rradhët e skuadrës kosovare të Lirisë së Prizrenit, njofton “infOSport.mk”.

24-vjeçari te Liria u transferua verën e vitit të kaluar nga rradhët e Bregallnicës, te e cila skuadër njëherit kishte filluar edhe karrierën e tij futbollistike.

Ai zhvilloi një sezon solid te skuadra prizrenase, e cila pas përfundimit të sezonit pësoi shumë ndryshime, si në kryesi, ashtu edhe në stafin e trajnerëve, ndërsa duke parë këtë situatë, Kocev vendosi të kthehet në Maqedoni, mirëpo kësaj rradhe duke nënshkruar me Sileksin.

Stefan Kocev kështu bëhet futbollisti i katërt që nënshkruan me skuadrën nga Kratova, pas Filip Milenkosvkit, ish sulmuesit të FC Shkupit, Emanuel Mbella si dhe portierit serb, Spasoje Stefanoviç.

Leave a Reply