Një fotografi e kryetarit të ndjerë të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, e lidhur për flamurin kombëtarë shqiptarë ka valuar mbi varrezat në Dragodan gjatë ceremonisë së varrimit të tij.
Qindra qytetarë ishin bashkuar në këtë ceremoni, ndërsa të pranishëm ishin edhe liderët shtetëror, përfshirë këtu kryeministrin Ramush Haradinaj, kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe ministri i sportit, Kujtim Gashi.
Vokrri u varros me ceremoni shtetërore nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.