Mesfushori kumanovar, Armend Alimi, për shërbimet e të cilit interesohej skuadra e Flamurtarit nga Superliga shqiptare, ju ka dhënë fund shpresave të vlonjatëve, duke vazhduar bashkëpunimin me Shkëndijën.
Alimi me kampionët në fuqi të vendit ka nënshkruar kontratë për 2 vite plus një tjetër shtesë.
Alimi te Shkëndija erdhi verën e vitit 201-të pasi paraprakisht kishte luajtur në kampionatet elitare në Qipro, Norvegji dhe Kroaci.
Në katër sezonet e kaluara me kuqezinjtë ishte ndër futbollistët më standard. Ai ka zhvilluar 120 paraqitje kampionale në të cilat ka realizuar 25 gola, ndërsa ishte pjesë e skuadrës që fitoi tre trofe (1 kampionat dhe 2 Kupa).