Çështja e Skënderbeut në KAS, ka një rëndësi të madhe si për klubin korçar, ashtu edhe për futbollin në Shqipëri.
Siç dihet, Skënderbeu ka kërkuar pezullimin e dënimit të UEFA-s, para se KAS-i të marrë vendimin përfundimtar.
Kjo nënkupton që disa klube janë në ankth të këtij vendimi, për të ditur fatin në Europë. Nëse Skënderbeut i pezullohet dënimi, atëherë ata do marrin pjesë në eliminatoret e Ligës së Kampionëve këtë edicion dhe Kukësi në Liga Europa.
Por, në rast se nuk i pezullohet dënimi, atëherë Kukësi që sezonin e fundit në Superligën shqiptare doli të jetë në vendin e dytë, menjëherë pas Skënderbeut, do të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve, teksa Partizani do të fitojë një biletë për në Liga Europa.
Sipas burimeve pranë klubit të Skënderbeut, Vipsport.al ka mësuar që vendimi mbi këtë çështje do merret ditën e hënë ose të martë. Pikërisht aty, do qartësohen edhe situate e klubeve të tjera.