Muhamed Useini do të vazhdojë të jetë pjesë e Flamurtarit në Superligën shqiptare. Lajmin për “infOSport.mk” e konfirmoi vetë futbollisti tetovar, i cili pjesë e skuadrës vlonjate do të jetë edhe një vit tjetër.
Mirëpo se çfarë e shtyu që Useini të vazhdojë bashkëpunimin me Flamurtarin, mesfushori shkatërrues shkurtimisht u shpreh: “Kushtet e mira të ofruara, besimi i kryesisë ndaj meje si dhe planet e ekipit për vitin tjetër bënë që unë ti them “PO” Flamurtarit, me të cilën skuadër shpresojmë që sezonin e ardhshëm të arrijmë objektivat që po i vendosin drejtuesit”.
Muhamed Useini te Flamurtari u transferua verën e vitit 2017-të nga ekipi i Renovës, ndërsa që në sezonin e tij të parë te skuadra nga Vlora u shndërrua në një ndër futbollistët kyç, pa të cilin nuk mund të paramendohej mesfusha e Flamurtarit.