Pas largimit të Xhanluixhi Bufon, kampionët në fuqi të Italisë kanë gjetur zëvendësuesin e tij. Bëhet fjalë për portierin e Xhenoas, Matia Perin, i cili me “bardhezinjtë” ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare.
Për shërbimet e tij “Zonja e Vjetër” në arkat e Xhenoas do të derdhë 12 milion euro dhe 3 të tjera në formë bonusi.
Matia Perin një vend titullari në formacionin e Juventusit do të diskutojë me Shçeznin.
Merkatoja e bardhezinjve vijon, ndërsa gjatë javës së ardhshme, ku pritet të prezantohet edhe mesfushori turko-gjerman, Emre Xhan.
Ky i fundit mbylli bashkëpunimin me Liverpullin dhe do t’i bashkohet Juventusit me parametra zero.