Golden Stejt i është gëzuar titullit të tretë kampion në 4 vitet e fundit në NBA, pasi mbrëmë edhe në ndeshjen e katërt të serisë finale mundi Klivlend Kavaliers (4:0), kësaj rradhe me rezultatin 108:85.
“Luftëtarët” u bën ekipi i pare, që prej vitit 2013, që e fitojnë këtë titull dy herë rresht. Ndryshe kjo ishte finalja e katërt radhazi që vinte përballë njëra-tjetrës Golden Stejt dhe Klivlend Kavaliers, me këta të fundit që kanë fituar vetëm një herë dhe kanë humbur 3 të tjerat.
Kampionët dominuan sfidën veçanërisht në periudhën e parë dhe të tretë, kur edhe siguruan distancën nga kundërshtari, ndërsa LeBron Xhejms nuk arriti të dalë në lojën e tij.
Ylli i “kalorësve” realizoi 23 pikë, 8 asiste dhe 7 rikuperime, teksa u la nën hije nga i shkëlqyeshmi Stefan Keri, i cili mëngjesin e sotëm ishte jashtëzakonshëm duke regjistruar 37 pikë, 4 asiste dhe 6 rikuperime. Një super paraqitje në ndeshjen e katërt finale të zhvilluar në “Oracle Arena” bëri edhe Kevin Durant, i cili regjistroi një “tripëll-dabëll”, duke realizuar 20 pikë, 10 asistime dhe 12 rikuperime.
Ky i fundit njëherit u zgjodh edhe MVP-ja i finaleve, ndërsa pas përfundimit të ndeshjes, deklaroi: “Kemi një grup lojtarësh që nuk mërziten për asgjë, por të jenë vetëm në parket dhe të fitojnë”.