Prej disa vitesh, në Premier Ligën angleze kishte një debat që lidhje me pushimet e dimrit, ku skuadrat kërkonin nga Federata Angleze e Futbollit që të kishte një pushim disa ditor në periudhën janar-shkurt, duke qenë se kalendari i Premier Ligës ishte shumë i ngjeshur.
Sot, Federata ka zyrtarizuar vendimin që në sezonin e ardhshëm (2018-2019), të ketë pushim 2 javor pas Krishtlindjeve dhe kjo gjë bëhet që futbollistët të kenë mundësi për të kaluar festat e fundvitit atje ku dëshirojnë.
Lajmi u bë i ditur nga vetë shefi ekzekutiv i FA, Shoun Hervi, i cili e konsideron këtë, një moment të rëndësishëm për futbollin anglez.
“Ky është një moment i rëndësishëm për futbollin anglez dhe besojmë se nga kjo do të përfitojnë shumë klubet dhe shteti. Nuk është sekret që ne kemi një kalendar shumë të mbingarkuar dhe gjatë viteve të fundit kemi punuar për të gjetur një zgjidhje. Ne kemi gjetur një mënyrë për t’u dhënë lojtarëve një pushim të nevojshëm në mes të sezonit. Jemi të sigurt se kjo ndërprerje në mes të sezonit do të jetë një shtesë e vlefshme për lojtarët tanë”, u shpreh Hervi. (Vipsport.al)