Skuadra kampione e Italisë, Juventusi ka bërë sot blerjen e parë zyrtare në merkato. “Bardhezinjtë” nga Torino të kënaqur nga performancat e brazilianit Dagllas Kosta, i cili vitin e kaluar luante si i huazuar nga rradhët e Bajernit, vendosën edhe përfundimisht të blejnë kartonin e tij, që në fund fare iu kushtoi plotë 40 milion euro.
Daglas Kosta me Juven ka firmosur kontratë 4-vjeçare, ndërsa shumë e transferimit “Zonja e Vjetër” do ta paguajë në dy këste.
Pas Dagllas Kostës, Juventusi pritet që shumë shpejtë të konfirmojë edhe transferimin e portierit të Xhenoas, Matia Perin, me të cilin thuhet se do të nënshkruajnë kontratë 5-vjeçare.