Mesfushori shqiptarë me origjinë nga Kosova, Valon Berisha gjatë kësaj merkatoje vere ka gjasa të mëdha që ti bashkohet Sampdorias në “Serie A”.
Mirëpo teksa këta të fundit e presin atë në Itali për të diskutuar çështjet financiare dhe më pas eventualisht për të nënshkruar kontratë, Valon Berisha ka vendosur që të udhëtoj drejt Vlorës, pasi nuk dëshiron t’i ikin pushimet në bregdetin shqiptar duke u marrë me çështje të tilla.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, akordi në nivel klubesh, Sampdorias dhe Red Bull Salzburgut është arritur dhe drejtuesit e skuadrës nga Xhenoa kanë rënë dakord që të paguajnë 8 milionë euro në arkat e skuadrës austriake.
Mirëpo tani mbetet të arrihet akordi me Berishën, i cili në këto momente po shijon pushimet në bregdetin e Vlorës.