Futbollisti i talentuar shkupjan, Fatih Jusufi është shumë pranë akordit me skuadrën e Superligës shqiptare të Luftëtarit, njofton “infOSport.mk”.
Ish futbollisti i FC Shkupit, i cili më parë ishte në prova edhe te skuadra turke e Bursaspor ndodhet në Gjirokastër, aty ku brenda këtyre ditëve pritet që të firmos edhe zyrtarisht kontratën me skuadrën shqiptare që këtë vit do të luaj në eliminatoret e Liga Europa.
Jusufi tashmë po stërvitet me skuadrën gjirokastrite, ndërsa ka mbetur vetëm edhe firma, pas së cilës shkupjani do të prezantohet me fanellën e Lluftëtarit.
Ndryshe bëhet fjalë për një futbollistë shumë të talentuar, i cili karrierën kishte nisur te skuadra e Vardarit, për të kaluar më pas te Rabotniçki dhe së fundmi te FC Shkupi, ku mbante epitetin e golashënuesit më të mirë te grupmoshat.
Falë paraqitjeve të tij të mira ai ishte ftuar edhe në ekipin e parë, ku kishte debutuar me gol në ndeshjen miqësore ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit, ndërsa një tjetër gol kishte realizuar gjithashtu edhe në miqësoren ndaj Gostivarit, transmeton “infOSport.mk”.
Pikërisht falë shifrave të tij impresionuese të golave të shënuar, bënë që Jusufi të kërkohet edhe nga Bursaspori, mirëpo për shkak dokumentacionit jo të plotë në moment të fundit dështoi një transferim te skuadra e njohur turke, ndërsa tashmë karriera e tij është e lidhur ngushtë me Superligën shqiptare dhe skuadrën e Luftëtarit, që me siguri se do të përfitojë një futbollist mjaft cilësor te Fatoh Jusufi.