Argjentina anulon ndeshjen me Izraelin, shkak “presioni” i palestinezëve

Federata e futbollit të Argjentinës ka vendosur të anulojë ndeshjen miqësore kundër Kombëtares së Izraelit, transmeton “infOSport.mk”.

Ndeshja në fjalë duheshe të zhvillohet me 9 qershor në Jerusalem, mirëpo “gauçosët” u tërhoqën nga zhvillimi i këtij takimi për shkak presionit nga ana e përfaqësuesve të Palestinës, njofton “Mundo Deportivo”.

Shefi i futbollit palestinez, Xhibril Raxhub kishte thirrur që tifozët arab dhe musliman të djegin fanellat dhe fotot e yllit argjentinas, Lionel Messi, nëse ky i fundit do të luante në këtë ndeshje.

Përveç kësaj një grup tifozësh palestinez ishin grumbulluar rreth bazës “albiseleste” në Barcelonë, duke kërkuar nga skuadra e trajnerit Horhe Sampaoli që të tërhiqet nga zhvillimi i takimit të planifikuar ndaj Izraelit.

I gjithë ky presion në fund dha rezultat, pasi argjentinasit vendosën që të ndryshojnë planin dhe të anulojnë ndeshjen ndaj Izraelit.

Seleksionuesi Sampaoli iniston që deri para fillimit të KB “Rusi 2018” që starton me 14 qershor, skuadra e tij të zhvillojë edhe një ndeshje të fundit, e cila do të ishte zhvilluar në Barcelonë.

Leave a Reply