Shefit Shefiti i Shkëndijës debuton me gol te shpresat e Shqipërisë (VIDEO)

Futbollisti i Shkëndijës, Shefit Shefiti ka debutuar me gol me fanellën e Kombëtares shpresa të Shqipërisë, njofton “infOSport.mk”. 20-vjeçari nga Tetova shënoi golin e parë në fitoren 3:2 të “kuqezinjëve” në miqësoren ndaj Bjellorusisë, që u zhvillua në “Elbasan Arena”.

Shefiti shënoi në minutat shtesë të pjesës së parë, kur barazoi shifrat në 1:1. Kumanovari Taulant Seferi nga e djathta harkoi në zonë drejt shtyllës së dytë, ku Çinari tentoi me kokë, por pa sukses, për të reaguar me kohë sulmuesi i Shkëndijës, i cili nga afërsia barazoi shifrat në 1:1.

Ishte ky rezultati i pjess së parë, ndërsa në pjesë e dytë Emir Sahiti, ish futbollisti i Rabotniçkit, doli të jetë figura qendrore, duke realizuar dy golat tjerë për Kombëtaren shpresa të Shqipërisë që në fund iu gëzua fitores me rezultatin 3:2.

Goli i Bjellorusise – Fjadosau on Vidnews.

Leave a Reply