Alesio Romanjoli ka vazhduar dashurinë me Milanin, duke nënshkruar kontratë të re, që do e mbajë atë në “San Siro” deri në vitin 2022.
“Romanjoli është e ardhmja e Milanit. Kemi qeshur duke lexuar gazetat, por në realitet marrëveshjen me Romanjolin dhe agjentin e tij e kishim arritur prej javësh”, deklaroi administratori i deleguar Fasone, gjatë ceremonisë së hedhjes së firmave.
Me vazhdimin e kontratës Romanjoli ju dha fund spekullimeve për transferimin e tij eventual te skuadra kampione e Juventusit. Gjatë muajit të fundit reprezentuesi italian lidhej me ekipin “bardhezi” që po dëshiron të rifreskoj pjesën difenzve.
Romanjoli skuadrës së Milanit iu bashkua verën e vitit 2015-të nga Roma për një shumë prej 25 milion euro.