Si duket sezoni i ardhshëm do të jetë një sezon i madh për skuadrën e Llapit.
Ish trajneri i skuadrës, tanimë drejtor sportiv, Tahir Batatina paralajmëroi një merkato të çmendur për ekipin e tij.
Por kjo nuk është e tëra pasi që lajmet e mira për Llapin nuk marrin fund këtu.
Tahir Batatina konfirmoi se Afrim Ajeti dhe Ragip Gjaka do të jenë aksionarët e ri te skuadra e Llapit.
Ai tha se ata kanë shprehur dëshirën që të jenë pjesë e klubit nga Superliga e Kosovës dhe se kjo do të jetë një ndihmesë e madhe për ekipin e Llapit me i arrit synimet e larta që ka.