Skuadra kampione e Barcelonës është klubi i parë në histori, që do të ketë të paktën një futbollist të saj që do të përfaqësojë këtë klub në çdo grup të Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, transmeton “infOSport.mk”.
Një gjë e tillë u bë e ditur pas listave përfundimtare të publikuara nga ana e trajnerëve të Kombëtareve pjesëmarrëse në këtë event të rëndësishëm futbollistik, i cili do të startojë me 14 qershor.
Kështu në grupin “A”, Barcelona do të përfaqësohet me Luis Suarez (Uruguai), në grupin “B” me Pike, Buskets dhe Alaba, që të gjithë pjesë e Spanjës, në grupin “C” me Umtitin dhe Dembelen që do të përfaqësojnë Francën, në grupin “D” me Lionel Mesin (Argjentinë) dhe Ivan Rakitiç (Kroaci), në grupin “E” me Kutinjon dhe Paulinjon që do të jenë pjesë e Brazilit, në grupin “F” me portierin Ter Shtegen (Gjermani), në grupin “G” me Vermalen (Belgjikë) dhe në grupin “H” me mbrojtësin Jari Mina (Kolumbi).