Erkan Seferi, një ndër lojtarët më të mirë në futsalin vendor viteve të fundit, karrierën e tij do ta vazhdojë në Superligën e Kosovës, njofton “infOSport.mk”.
Seferi i cili me Futsal Shkupin u shpall kampion dhe dy herë nënkampion i Maqedonisë, ka nënshkruar me FC Prishtinën, skuadër kjo e cila në sezonin e ri pritet që të futet me ambicie edhe më të mëdha, ku do të pretendojnë edhe titullin e kampionit.
“FC Prishtina një kohë më të gjatë tashmë dëshironte të më shihte në rradhët e saj, dhe ja erdhi momenti që të jemi bashkë. Jam i lumtur që do jem pjesë e një klubi mjaft mirë të organizuar, ku shpresojmë në fund ti arrijmë objektivat” – tha enkas për “infOSport.mk, Erkan Seferi.
Shkupjani me FC Prishtinën ka nënshkruar për 6 muaj, ndërsa do të jetë kjo hera e dytë që do të luaj në Superligën e Kosovës, pasi edhe vitin e kaluar luajti me ekipin e Junikut.