Rron Broja me shumë gjasa do të largohet nga FC Shkupi, ndërsa drejtuesit e skuadrës nga Çairi po mendojnë për zëvendësuesin e tij. Burime të “infOSport.mk” bëjnë me dije se strugani Nijas Lena është emri që mund të zëvendësojë mesfushorin kosovar, emri i të cilit lidhet me një transferim të mundshëm te Sivaspor ose Dinamo Zagreb.
Lena aktualisht luan në Gjeorgji te skuadra e FC Telavi, me të cilën skuadër ka kontratë deri në qershor. Lena para se të transferohej në Gjeorgji luante në Superligën shqiptare me skuadrën e Teutës, nga e cila skuadër u nda ende pa nisur merkatoja e janarit, mirëpo që gaboi në zgjedhjen e bërë, pasi nuk e kishte llogaritur se kishte luajtur me dy ekipe brenda një sezoni, Kukësin në Ligën e Kampionëve dhe Teutën në kampionat. Kështu mundësinë e vetme për të luajtur, Lena e gjeti te skuadra e FC Telavi në Gjeorgji, të cilës skuadër iu bashkua fundin e muajit mars.