Pobeda ka shënuar fitore me rezultatin 2:1 në ndeshjen e balotazhit kundër Borecit, duke ruajtur në këtë mënyrë statusin e skuadrës elitare, njofton “infOSport.mk”. Pobeda çështjen e fituesit e zgjodhi që gjatë 45 minutave të para, kur falë golave të shënuar nga Ivan Ivanoviç (8’) dhe Viktor Velkovski (29’) avansoi me rezultatin 2:0, teksa skuadra e Borecit golin e vetëm e realizoi përmes Kudijan në minutën e 56-të.
Në minutat shtesë të takimit u regjistrua edhe një zënkë mes futbollistëve të të dyja skuadrave, me ç’rast arbitri kryesor tregoi dy kartonë të kuq, nga një në secilën anë. Pobeda edhe për të tretin vit me rradhë do të luaj në Ligë e Parë Futbollistike të Maqedonisë, teksa Boreci edhe sezonin e ardhshëm do të garojë në Ligën e Dytë – Lindje.
Foto: ekipa.mk