Mbrojtësi Konstantin Çeshmexhiev edhe zyrtarisht është pjesë e Shkëndijës. Një gjë të tillë “infOSport.mk” kishte paralajmëruar që javë më parë, ndërsa sot kjo u bë edhe realitet, me ç’rast Shkëndija në rradhët e veta arrinë të transferojë ish-kapitenin e përfaqësueses U21 të Maqedonisë me të cilin pritet të rritet konkurenca në fazën difenzive.
22 vjeçari te Shkëndija vjen nga rradhët e Akademia Pandevit ku sezonin e kaluar ishte një ndër futbollistët kryesor me 30 paraqitje dhe 3 gola të shënuar. Bëhet fjalë për futbollistë të dalë nga akademia e Rabotniçkit, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Pelisterin dhe Makedonija Gj.P.