Skuadra e Feronikelit po tregohet shumë aktive në merkaton e verës në futbollin kosovar. Pas Artur Maganit, Mevlan Zekës dhe Përparim Islamit, skuadra nga Drenasi ka bërë për vete edhe sulmuesin e kampionëve të Dritës, Astrit Fazliun, njofton “infOSport.mk”.
Lajmin e ka konfirmuar vetë futbollisti përmes profilit të tij në facebook, duke falënderuar njëherit ish skuadrën e tij, Dritën, me të cilët i’a arritën qëllimit për tu shpallur kampion, ndërsa gjithashtu nuk harroi pa i falënderuar edhe grupin e tifozëve “Intelektualët”.
Do të jetë kjo hera e parë që Fazliu do të veshë fanellën e Feronikelit, teksa gjatë vitit 2014-të ai ishte pjesë edhe e Shkëndijës, duke zhvilluar 13 ndeshje dhe duke regjistruar 2 gola. Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur edhe me Partizanin dhe Flamurtarin në Shqipëri.
Nga sot jam pjes e Feronikelit Desha ti falenderoj ekipen e Drites per 1 vit qe kaluam bashk qellimin qe kishim per ta…
Публикувахте от Astrit Fazliu в 2 юни 2018 г.