Kozmonautët rusë, Anton Shkaplerov dhe Oleg Artemyev luajtën futboll në bordin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar duke përdorur topin zyrtar të këtij botërori, tip ”Telstar 18”, të njëjtin me të cilin do të luhet ndeshja e parë e Botërorit të Rusisë 2018, njoftoi agjencia hapësinore ruse ”Roscosmos” për agjencinë e lajmeve, TASS.
Rezultati i ndeshjes së zhvilluar në mungesë të gravitetit, mbetet i panjohur. Topi u mor në orbitë nga Artemyev më 24 mars, në bordin e anijes ”Soyuz MS-08” dhe do të sillet në Tokë më 3 qershor nga ”Soyuz MS-07” bashkë me ekuipazhin.