“New York Times” e bënë fakt të kryer përjashtimin e Milanit sezonin e ardhshëm nga ndeshjet e Liga Europa, për çështjen e “fairplay”-it financiar.
Pa dyshim se është kjo një goditje e rëndë për “kuqezinjtë” nga Milano që do të dëmtojë akoma edhe më shumë imazhin e tyre.
Vendimi i UEFA-s për Milanin do të jepet më 15 qershor, por edhe në rast se i shpëtojnë përjashtimit nga kompeticionet europiane, “kuqezinjtë” rrezikojnë shumë pasi mund të marrin një gjobë shumë të majme ose mund t’u bllokohet merkato për verën e ardhshme.
Nëse alarmi që lëshon “New York Times” rezulton të bëhet realitet, atëherë Milani do të bëhej klubi i parë i madh që do të përjashtohet nga kompeticionet europiane.