Panik te Brazili! Nejmar dëmtohet në stërvitje

Stërvitja e fundit e Kombëtares së Barazilit ngriti shumë panikë në mesin e brazilianëve, pasi në një moment u pa se si futbollisti i tyre më i mirë, Nejmar i shtrirë në fushë kërkonte ndihmën e mjekëve.

Ata intervenuan shumë shpejtë dhe sanuan dëmtimin e tij, mirëpo e gjithë kjo bëri që në një moment të gjithë të ndalen dhe të shohin se çfarë realisht po ndodh me Nejmar, i cili pikërisht për shkak të një lëndimi më të rëndë me PSZH-në, mungoi për disa muaj nga fushat e futbollit.

Ai ishte kuruar në Brazil, kombëtare kjo e cila shpreson ta ketë të gatshëm një ndër futbollistët më të mirë në Botë, i cili pritet të jetë lider i “seleçaos” në Botërorin “Rusi 2018”.

Brazili pas 3 ditëve (3 qershor) në “Eenfilld Roud” do të ndeshet me Kroacinë teksa 7 ditë më vonë në ndeshjen e saj të fundit para udhëtimit për në Rusi do të përballet me Austrinë.

 

Leave a Reply