Mançester Siti dhe Lester Siti janë në fazën finale të negociatave për Rijad Mahrez.
Mediat në Angli raportojnë se bisedimet mes “qytetarëve” dhe drejtuesve të Lesterit janë në përfundim, dhe Mahrez shumë shpejtë pritet të firmos kontratë me kampionët e Anglisë.
Mahrez sipas të gjitha gjasave, do të jetë përforcimi i parë i Pep Guardiolas gjatë kësaj vere, ndërsa sipas asaj që raportojnë mediat angleze Siti do të paguajë 85 milionë euro për shërbimet e futbollistit të Lester, të cilin e dëshironin që në janar.