Portieri shqiptarë, Thoma Strakosha shumë lehtë mund të ndodhë që të ndryshojë mjedis gjatë merkatos së verës.
“Tuttomercatoweb” shkruan se për shërbimet e gardianit shqiptarë interesohen finalistët e Ligës së Kampionëve, Liverpulli, drejtuesit e së cilës skuadër janë të gatshëm për të ofruar plotë 30 milion euro.
Mbetet të shihet nëse ky informacion do të dalë i saktë, ndërsa si duket drejtori sportiv i “lacialëve”, Igli Tare ka përvelur krahët menjëherë në gjetjen e zëvendësuesit të gardianit “kuqezi”.
“Il Messaggero” shkruan se Igli Tare ka hedhur sytë nga portieri legjendar spanjoll, Iker Kasiljas, i cili 3 vitet e fundit ka qenë pjesë e Portos.