Leku shkon te leku! Këngëtari shqiptarë kësaj rradhe i besoj Kosovës dhe nuk gaboi 

Jo rastësisht thonë se leku shkon te leku, ndërsa një gjë të tillë ka vërtetuar edhe kengëtari shqiptarë, që njihet me emrin e artit si “Noizy”.

Fitorja e përfaqësueses së Kosovës ndaj Kombëtares së Shqipërisë ka rezultuar pozitive për të, pasi kishte vënë bast fitoren e kosovarëve, edhe pse vetë ai është nga Shqipëria.

Si duket sonte “Noizy” kishte bërë zgjedhjen e duhur, ndërsa gjithë këtë e ka publikuar përmes një postimi në “Instagram”, ku kishte treguar edhe tiketin e bastit të vënë, në të cilin kishte vendosur mbishkrimin “Leku shkon te leku”.

Nga ajo që shihet në foto, këngëtari shqiptar kishte vendosur 200 mijë lekë të vjetra fitores së Kosovës, për të fituar një shumë prej 1 milion e 60 mijë lek të vjetra.

Leave a Reply