Sot në Cyrih të Zvicrës para plotë 18.700 tifozëve të pranishëm në tribuna u zhvillua vëllazërorja midis Kosovës dhe Shqipërisë, njofton “infOSport.mk”.
Pavarësisht fituesit që në fund doli të jetë përfaqësuesja e Kosovës, momenti më i bukur i këtij takimi ndodhi para fillimit të takimit gjatë interpretimit të himnit kombëtarë, ku përveç futbollistëve të Kombëtares shqiptare të njëjtit iu kundërpërgjigjën edhe futbollistët e përfaqësueses së Kosovës.
Lidhur me këtë foli edhe kapiteni i kosovarëve, Samir Ujkani, i cili tha: “Që para ndeshjes e kemi diskutuar të gjithë bashkë, pasi pjesë e disa futbollistëve të përfaqësueses së Kosovës nuk kanë luajtur për Shqipërinë dhe nuk e kanë shijuar asnjëherë himnin tonë kombëtarë. Që të gjithë pranuan se do këndojmë bashkë, pasi në fund të fundit jemi të gjitha shqiptarë. Ky është himni ynë, unë këtë himën e këndoj që kur kam qenë fëmijë, e kam kënduar me Shqipërinë dhe do të vazhdojë ta këndojë”.
Kosovë-Shqipëri këndojnë himnin së bashku
Kosovë-Shqipëri jemi një!
Публикувахте от DigitAlb в 29 май 2018 г.