Baloteli rikthehet me gol në debutimin e Mançinit (VIDEO)

Mario Baloteli është rikthyer me gol në debutimin e Roberto Mançinit në krye të Kombëtares së Italisë, që të hënën në mbrëmje mundi Arabinë Saudite në një miqësore luksi me rezultatin 2:1, njofton “infOSport.mk”.

Shumë emra të rinj kishte te Italia, ndërsa lajm në vete përbënte edhe rikthimi i Mario Balotelit, i cili ftesën e Mançinit e kurorëzoi me gol në minutën e 21-të. Me këtë gol u mbyll pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë “axurrët” me anë të Belotit në minutën e 68-të shënuan edhe golin e dytë.

Arabia Saudite shumë shpejtë u rikthye në lojë, duke ngushtuar rezultatin në 2:1 vetëm 4 minuta më pas, me anë të Al Shehri, mirëpo që në fund u tregua edhe si goli i fundit i këtij takimi, që në fund u mbyll me një buzëqeshje në fytyrën e Mançinit, që e nisi me këmbë të mbarë aventurën e tij te Italia.

 

 

Leave a Reply