Kjo foto ku shihen bashkë dy tifoz të futbollit është bërë në njërën nga xhamitë e Shkupit. Njëri prej tyre mban veshur fanellën e FC Shkupit, e tjetri atë të Shkëndijës, dy skuadrave shqiptare që sezonin që lamë pas e mbyllën me shumë sukses sezonin në LPFM.
Skuadra tetovare rrëmbeu të dy titujt, atë të kampionit dhe të Kupës, teksa FC Shkupi u rikthye të luaj në Europë pas plotë 14 viteve.
Kjo foto tregon madhështinë e këtyre dy të rinjëve, që si duket në tribunat e stadiumit bëjnë tifo në mënyrë të zjarrtë për klubet e tyre të zemrës, mirëpo para së gjithash nuk e harrojnë edhe miqësinë dhe faktin që të dy janë edhe vëllezër të një gjaku.
Në një nga xhamitë e ShkupitFC Shkupi🔵⚪KF Shkëndija🔴⚫👏👏👏👏👏🇦🇱️🇦🇱️🇦🇱️🇦🇱️🇦🇱️
Публикувахте от infosport.mk в 28 май 2018 г.