Skuadra gjysmëfinaliste e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve Europian, Roma, ka publikuar përforcimin e parë për sezonin 2018/2019. Bëhet fjalë për kroatin e talentuar, Ante Çoriç, i cili në “Olimpiko” vjen nga rradhët e skadrës së njohur kroate të Dinamo Zagrebit.
21-vjeçari me Romën ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare. Shuma që ka paguar Roma për shërbimet e talentit kroat kap shifrën e 6 milion eurove, ndërsa në kontratën mes dy klubeve ekziston edhe një klauzolë shtesë.
Sipas saj , nëse Çoriç do të transferohej në ndonjë klub tjetër para 30 qershorit të vitit 2020, Dinamo Zagrebi do të përfitonte 10% të shumës së transferimit.