Policia e qytetit të Liverpullit ka nisur një hetim për shkak të kërcënimeve me vdekje që janë bërë në adresë të portierit Loris Karius dhe familjes së tij përmes rrjeteve sociale.
Portieri gjerman bëri dy gabime trashanike në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve kundër Realit, e që në fund ndikuan drejtëpërdrejtë në rezultatin përfundimtarë 1:3. Ai ju kërkoi falje tifozëve të Liverpullit që atë natë, mirëpo si duket një gjë e tillë nuk është mirëpritur nga disa tifozë të skuadrës nga “Enfilld Roud”.
“Ne kemi marrë shumë seriozisht këto kërcënime. Ne kemi qenë të informuar në lidhje me një numër të komenteve dhe kërcënimeve të bëra në rrjetet sociale. Policia në Merseyside kujton përdoruesit e rrjeteve sociale se të gjitha veprat që përfshijnë sjellje të tillë kërcënuese dhe të komunikimit me qëllim të keq do të të hetohen”, – thuhet në kumtesën zyrtare të policisë.