Hendbollistja e Vardarit, Jovanka Radiçeviq që është në lidhje dashurie me portierin e Shkëndijës, Kostadin Zahov, i ka dhënë fund qëndrimit të saj te skuadra shkupjane, duke vendosur që karrierën e saj ta vazhdojë në Rumani te skuadra e CSM Bukuresht, njofton “infOSport.mk”.
Mirëpo një vendim i saj që të largohet nga Maqedonia ka bërë që të lind edhe pyetja nëse me vete drejt kryeqendrës rumune do të marrë edhe të dashurin e saj, Kostadin Zahov, të cilit në anën tjetër në fund të qershorit i përfundon kontrata me Shkëndijën.
Mbetet të shihet nëse Zahov do vendos të vazhdojë kontratën me kampionët e vendit në futboll dhe nëse drejtuesit e kësaj skuadre janë të gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin, apo ndoshta do të pasojë rrugën e të dashurës së saj dhe njëjtë sikurse Radiçeviq do të largohet nga Maqedonia.
Zahov pjesë e Shkëndijës është që nga janari i vitit 2016-të, ndërsa sezoni i fundit për të me “kuqezinjtë” e Tetovës ishte fantastik, ku shumë pak mungonte që të shkruante histori, duke u bërë portieri me më shumë minuta pa pranuar gol. Ai gjatë këtij sezoni në 30 ndeshje kampionale pranoi 20 gola, ndërsa i zhvilloi edhe të gjitha 8 ndeshjet në kuadër të Liga Europa.
Foto: gol.mk