Sulmuesi i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo për të 5-tën herë ka arritur që të fitoj trofeun e Ligës së Kampionëve, prej kur se ky kompeticion mbanë këtë emër. Portugezi katër prej tyre i ka fituar vetëm me Realin e Madridit, (2014, 2016, 2017 dhe 2018), ndërsa një tjetër gjatë vitit 2008 kishte fituar me Mançester Junajtedin.
Ronaldo gjithashtu me 15 golat e tij u shpall edhe si golashënuesi më i mirë i këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, pavarësisht faktit se në finalen e madhe nuk arriti që të gjejë rrjetën kundërshtare.
Në finalen e së shtunës Reali i Madridit mundi Liverpullin me rezultatin 3:1, falë “dopietës” së uellsianit Garet Bejll dhe një goli të shënuar nga Karim Benzema, teksa golin e vetëm për skuadrën angleze e realizoi sulmuesi, Sadio Mane.