Pjesa e dytë ka filluar me një tempo shumë të lartë, ndërsa në saje të një loje të tillë brenda 18 minutave të para u shënuan tre gola, me Realin që po avanson me rezultatin 2:1, njofton “infOSport.mk”.
Pas një gabimi trashanik të portierit Loris Karius, sulmuesi francez, Karim Benzema kaloi në epërsi Realin, teksa vetëm 4 minuta më pas në anën tjetër u kundërpërgjigjë Sadio Mane, duke barazuar rezultatin në 1:1.
Megjithatë në minutën e 63-të ndodhi momenti më i bukur i takimit, rezervisti Garet Bejll me një super gol të shënuar në stilin me gërshërë, edhe për herë të dytë mposhti portierin Karius.