Milani pritet të marrë një goditje të rëndë nga UEFA për shkak “Fair Play-it Financiar”, ku masa më ekstreme është pezullimi nga ndeshjet e Liga Europa.
Mirëpo edhe përkundër këtij fakti, përforcimi i paralajmëruar, Reina, nuk ka ndërruar mendje. Portieri spanjoll u largua si lojtar i lirë nga skuadra e Napolit, drejtuesit e së cilës skuadër nuk i rinovuan kontratën.
“E kam ndier respektin e tyre dhe mendoj se të përgatitem për t’u pensionuar në njërin prej klubeve më të suksesshme dhe më të rëndësishme në botë, vërtetë është kënaqësi për mua që do jem pjesë e Milanit, klubit me histori të madhe”, – tha Reina për “Corriere dello Sport”.
José Manuel “Pepe” Reina Páez te Napoli fillimisht erdhi gjatë vitit 2013-të në formë huazimi nga Liverpulli, që më pas në vitin 2015-të skuadra napolitane të blejë kartonin e tij. Gjatë karrierës së tij gjithashtu ka mbrojtur edhe portën e Barcelonës dhe Viljarealit në Spanjë, ndërsa për një periudhë të shkurtë ishte edhe pjesë e Bajernit të Munihut.