Shkëndija në pushim të merituar, rikthehen pjesën e parë të qershorit

Futbollistët e Shkëndijës prej dje edhe zyrtarisht ndodhen në pushim të merituar veror. Foto sesioni ishte aktiviteti i fundit i futbollistëve “kuqezinj” në sezonin e tyre historik 2017/2018, ku në mënyrë bindëse arritën që të fitojnë dy titujt në futbollin vendor, atë të kampionit dhe Kupës së Maqedonisë, ku me rezultatin e pastërt 3:0 mundën Pelisterin, njofton “infOSport.mk”.

në të cilin kuqezinjtë u paraqitën bindshëm duke fituar titujt në mënyrë rekorde. Me dy trofetë që përfunduan në Tetovë, skuadra “kuqezi” ka realizuar foto sesion për të memorizuar gjeneratën më të suksesshme në historinë e deritanishme të Shkëndijës.

Disponim pozitiv dhe batuta ndërmjet grupit karakterizuan atmosferën gjatë realizimit të foto sesionit, ndërsa futbollistët pozuan edhe individualisht me trofetë e kampionatit dhe Kupës.

Pushimi i futbollistëve të Shkëndijës do të zgjasë deri me 10 qershor, atëherë kur do të startojnë me fazën përgatitore, ndërsa fazën kryesore “kuqezinjtë” do ta zhvillojnë në Slloveni, aty ku janë paraparë edhe tre ndeshje kontrolluese si përgatitje para paraqitjeve të tyre në eliminatoret e Ligës së Kampionëve Europian.

Leave a Reply